Kapet 1.5 mln paund kanabis në fermën e pulave/ Arrestohen shqiptarët në Britani

Bota

Një fabrikë gjigante kanabisi me drogë që kap vlerën e rreth 1.5 milion paund është zbuluar nga policia britanike në Staffordshire.

Droga u zbulua në farmën “Tre ëngjëjt”, në rrugën Ivetsey të fshatit Wheaton Aston gjatë një aksioni të policisë mbrëmjen e djeshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë, disa prej tyre janë shtetas shqiptarë, por numri i saktë nuk bëhet i ditur.

Të arrestuarit janë nga mosha 17 deri në 44 vjeç dhe janë shtetas shqiptarë dhe britanikë.

Inspektori i policisë Richard Meaden, tha se “hetimet janë në hapat e para, por mund të konfirmojmë se brenda fermës u gjetën rreth 3,100 rrënjë kanabisi e zbuluar në hambarët e shpezëve ". Nëse do të hidhej në treg, droga do kapte vlerën e rreth 1.5 milion paund.

Të gjashtë të arrestuarit ndodhen në paraburgimin e stacionit policor në Watling.

ME TE LEXUARAT