Bota

Britania jep alarmin, flet për kërcënimin e madh rus: Po përpiqet të “shkaktojë përçarje”

Rusia po përpiqet të “shkaktojë përçarje” dhe shkatërrim të demokracisë në Britani, Francë dhe në shtetet e tjera perëndimore, duke përdorë propagandë, subverzion dhe sulme kibernetike, ka thënë mbrëmë këshilltari për siguri kombëtare i Britanisë, Mark Sedwill, gjatë një seance parlamentare.

Ai ka theksuar se “e dimë se kërcënimi rus definitivisht po intensifikohet dhe shumëfishohet”, dhe ka shtuar se “qasja ruse ndaj perëndimit është përkeqësuar në përgjithësi dhe duket se është e gatshme të vazhdojë”.

Sedwill tha se Rusia ka krijuar tregime të rrejshme në media për sjelljen e ushtarëve të NATO-s në Evropën Lindore, ku janë të vendosura trupat e NATO-s, për ta shkatërruar legjitimitetin e tyre.

Ai, po ashtu, e ka akuzuar Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet në Francë, megjithqë kjo nuk ka pasur gjasë për ta ndryshuar rezultatin e votimeve.

REL

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close