gazetashqip

E larguan me forcë, Manjani mbron Berishën: Garda ka kryer një vepër penale, të nisin arrestimet

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar përleshjet në Parlament, situatën e tensionuar dhe ndërhyrjen e gardës për të larguar nga foltorja ish-kryeministrin Sali Berisha.

I ftuar në studion e emisionit “Opinion”, Manjani tha se ndërhyrja e gardës ishte një vepër penale.

Ndërprerja e fjalës së Berisha, njëkohësisht një nga deputetët më të vjetër, është një puç i fjalës së lirë.

Po ashtu ish-ministri tha se Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, duhet ta fillojë me arrestimin e personit që ka dhënë urdhërin për të ndaluar një deputet të mbajë fjalën e tij.

“Garda ka dalë mbi kryetarin e Kuvendit, pa marrë urdhër nga ai. Kjo është një vepër penale, një kryevepër penale”, tha Manjani. Ata vepruan në kundërshtim me fjalën e kryetarit të Parlamentit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close