Angelina Joeli u nderua për angazhim social

Showbiz

Përveçse një aktore e suksesshme, një regjisore në hapat e para të saj, me filma të vlerësuar, Angelina Jolie angazhohet edhe me kauza sociale.

Dhe pikërisht në këtë drejtim, ajo u nderua me çmim nga “UNCA”, shoqatë e OKB-së, për angazhimin humanitar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në fjalimin e saj, ajo e cilësoi veten “qytetare e botës dhe krenare që është amerikane”, si dhe theksoi: “Ndihem se kam një sens përgjegjshmërie ndaj personave në botë që luftojnë për liritë, që ne fatmirësisht i gëzojmë prej kohësh”. Jolie shoqërohej në ceremoni nga katër prej fëmijëve të saj, Pax 14 vjeç, Knox 9, Zahara 12 dhe Shiloh 11 vjeçe.

Çmimi i Jolie vjen në të njëjtën ditë me ditëlindjen e 54-t të ish-bashkëshortit të saj, Brad Pitt, i cili u fotografua ndërsa festonte i vetëm me qenin e tij bulldog.

ME TE LEXUARAT