Flet Olsi i "Big Brother": Nuk e mendoj kthimin me Fiorentinën. Kam dikë tjeter

Showbiz

Olsi Klosi, pjesëtar i Big Brother 9, deklaroi në studion e “Pop Culture” se u nda me Fiorentinën pasi ajo ishte “xheloze më shumë seç duhet”.

“Unë, si djalë i lëvizshëm dhe me shoqëri të madhe, nuk mund të dilja me Fiorentinën dhe me 5 çuna. Ishte xheloze më shumë seç duhet”, tha Olsi, i cili shtoi se nuk e mendon aspak kthimin me Fiorentinën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Për momentin kam dikë tjetër në krah”, u shpreh Olsi.

Ndërkohë e pyetur nëse ishte xheloze më shumë seç duhej, Fjorentina përmes një lidhje telefonike tha: “Edhe po, edhe jo. Olsi duhet të kuptonte që kishte edhe një të dashur. Nëse do të kthehesha pas, do t’i lija më shumë hapësirë, por duke qenë se ishte shumë i lëvizur, nuk më linte mundësi mua që t’i lija hapësira, bënte çdo gjë siç donte vetë”.

ME TE LEXUARAT