Rama përshëndet me pamje nga Vlora, qytetarët: Nuk u ngopët me vjedhje, parazita

Politikë

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, me pamje nga rruga e Lumit të Vlorës.

Rama ka postuar një video në progres nga punimet e kësaj rruge të jugut të vendit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155424086791523/

“MIRËMËNGJES

dhe me këto pamje të progresit të punimeve në rrugën e Lumit të Vlorës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Por pas postimit të kryeministrit kritikat dhe akuzat e qytetarëve kanë qënë të shumta. Ata e akuzojnë kryeministrin se shqiptarët po largohen nga vendi, dhe po kthehen të vdekur siç ndodhi me 23-vjeçarin nga Shkodra.

“Ti shiko njerzit qe po ikin ne kurbet dhe po vin te vdekur si puna florencit se po te jet rroga mir nuk kan pse te iki shqipetaret hap vende pune dhe ngre rrogat njerve ate bo ti se kto rruget nuk kemi ci duam para jetes ton na beke punime ti u kpute”- shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër shkruan “Ndryshimi vjen nga xhepi juaj..sa vidhni ju ska ndryshim per shqiptaret..po si nuk u ngopet njeher…ore parazita”

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “Dmth aty behen punime dhe njekohesisht qarkullojn dhe makinat la asnje tabele per punime dhe gjojna te tjere sigurie.ishalla jo ndonje aksident”

Po ashtu një tjetër qytetar e akuzon qeverinë se nuk po zbaton ligjet. “po mbushen 3 vjet dhe qeveria juaj nuk zbaton ligjin e ri te policise..akoma trajtohen me ligjin e vjeter p.policise..e quajtet ligj dinjitoz etj..por ka ngelur ne leter…cfar i ngelet qytetarit te beje kur ka nje qeveri qe nuk zbaton ligjet e veta???”- shkruan qytetari.

ME TE LEXUARAT