Kryhet verifikimi i shenjave të gishtave për deputetët "e kapur" nga Dekriminalizimi, ja ç'kanë bërë në Itali

Aktualitet

Shefja e sektorit të Dekriminalizimit në Prokurori, Rovena Gashi ka dorëzuar sot dosjen e plotë ku kërkohet heqja e mandatit për dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

"LAJMIFUNDIT.AL" mëson se bëhet fjalë për deputetët Aqif Rakipi nga PDIU dhe Gledion Rahovica nga LSI.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këta dy deputetë rezultojnë me probleme me drejtësinë gjatë qëndrimit në Itali, fakt të cilin nuk e kanë deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Bazuar mbi hetimet e autoriteteve italiane dhe përmes verifikimit të shenjave të gishtave rezulton se këta dy deputetë kanë pasur probleme me drejtësinë.

Para disa vitesh ata kanë jetuar e punuar në Itali, ku janë arrestuar për vjedhje.

Bazuar mbi informacionet e autoriteteve italiane, dy deputetët rezulton se kanë ndryshuar edhe identitetin.

Por asnjërën prej kundravajtjeve nuk e kanë pasqyruar në formularin e vetëdeklarimit./LAJMIFUNDIT.AL/

ME TE LEXUARAT