Sport

Gara për ish-lojtarin e Milanit/ Napoli mposht Interin

Napoli ka kërkuar një sulmues të ri, ndërsa Simone Verdi është shumë afër ekipit të Sarri-t. Ish-sulmuesi i të rinjve të Milanit ka bërë shumë mirë në Bologna dhe mund të largohet së shpejti.

Napoli dhe Bologna janë duke u afruar më shumë në gjetjen e një marrëveshjeje. Bologna kërkon 25 milionë euro ndërsa De Laurentiis është gati të ofrojë 20 milionë euro plus 5 milionë euro shpërblime. Interi duket larg pasi shpenzimet në merkato janë të bllokuara.

Përveç gjetjes së një marrëveshjeje me klubin, Napoli do të duhet të gjejë një marrëveshje me lojtarin.

Verdi do të donte të bashkohej me Napolin, por ai ka dyshime në lidhje me pozicionin e tij, pasi ai e di se do të ishte zëvendësues i Insigne dhe Callejon.

Drejtori sportiv i Napolit, Giuntoli, i ka premtuar Verdi-t se ata kanë besimi tek ai dhe se do të ketë minutazhin e tij në “San Paolo”.

Kjo javë që vjen duhet të jetë shumë e rëndësishme, pasi një marrëveshje mund të arrihet në fillim të javës së ardhshme.

Nëse jo, Napoli mund të kthejë vëmendjen e tyre tek Deulofeu, Denis Suarez ose Politano (që janë alternativat e Verdit).

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close