Policia "kap mat" 33-vjeçarin me kokainë. Ja çfarë mbante në shtëpi

Aktualitet

Policia e Fierit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar "White" duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të një 33-vjeçari.

Burime nga Policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Mario Beqiri, 33 vjeç, banues në Lushnje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

33-vjecarit gjatë kontrollit fizik ju gjet një dozë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Më pas Policia ushtroi kontroll në banesën e tij ku u gjetën 24 gr kokainë, një peshore, e cila shërbente për ndarjen e lëndës në doza, një armë zjarri pistolet e markës ECOL Special, një krëhër, tre fishekë, një thikë, 110 Euro, 400 dollarë si edhe automjeti i markës "Audi A3" .

NJOFTIMI I POLICISE:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, si rezultat i një pune 2 mujore të ndjekur me metodat speciale të hetimit, finalizuan me sukses operacionin antidrogë të koduar "White".

Si rezultat i këtij operacioni u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-Mario Beqiri, 33 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, ju gjet 1 dozë me lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Gjithashtu në banesë ju gjet një sasi tjetër rreth 24 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, një peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen e lëndës në doza, një armë zjarri pistolet e markës ECOL Special, një krëhër, tre fishekë, një thikë, 110 Euro, 400 dollarë si edhe automjeti i markës "Audi A3" .

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje i armëve të ftohta” parashikuar nga Nenet 283, 278/3 dhe 279 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT