Kush eshte zyrtari i larte? Ardian Dvorani flet për arrestimin e Henri Çilit: E njoh por...

Aktualitet
Kush eshte zyrtari i larte? Ardian Dvorani flet për arrestimin e Henri

Ne dosjen hetimore ndaj Henri Cilit thuhet se ai eshte takuar me nje zyrtar te larte te drejtesise per te nxituar shqyrtimin e dosjes se vellezerve Aliko ne gjykaten e Larte. Ne fakt i vetmi gjyqtar qe ka mbetur ne kete institucion eshte Ardian Dvirani por Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ka dhënë një deklaratë për mediat ndërsa është pyetur nga gazetarët në lidhje me arrestimin e Henri Çilit.

Dvorani tha se nuk e mban mend kur është takuar për herë të fundit me këtë të Çilin, ndërsa theksoi se nuk ishte në dijeni se ku mund të jetë sabotuar analisti dhe botuesi i njohur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai tha se në Gjykatën e Lartë nuk ka pasur prioritetet dosja e tij duke argumentuar se në sirtarët e saj janë me mijëra dosje të tjera që presin të shqyrtohen.

“Salutohemi nëpër evente por vetëm kaq. Jam shumë i sigurt që nuk jam ulur asnjëherë me Çilin. Henri Çilin e njoh por nuk kam asnjë lloj kontakti me të, nuk e mbaj mend kur e kam takuar për herë të fundit, kurrë nuk kam pirë as kafe me të. Jam i sigurt se kjo dosje nuk është shqyrtuar me prioritet nga Gjykata e Lartë.

Me rregullat tona të brendshme sekretaria nuk ta jep dosjen. Mësova se është një çështje e ardhur në fund të vitit 2019. Ju e dini se ka me mijëra dosje që presin në Gjykatën e Lartë. Zotin Çili nuk e di se ku mund ta kenë sabotuar”, tha Dvorani.

ME TE LEXUARAT