Bode: Basha do të mbyllë debatin. Rrënimi i shpresës përgjegjësi e opozitës

Politikë

Anëtari i kryesisë së PD, Ridvan Bode, një nga kritikët e Lulzim Bashës ka thënë se e gjitha kjo që po ndodh në Partinë Demokratike bëhet për të mos hapur debatin.

I ftuar në ABCnews, Bode tha se opozita është përgjegjëse sepse nuk po jep shpresë tek njerëzit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë mendoj që e gjithë kjo është një përpjekje për të mos hapur debat në PD. Vendi është duke përjetuar një periudhë rrënimi të shpresës dhe besimit të njerëzve. Sigurisht që rrënimi vjen nga keqqeverisja. Gjithë përgjegjësia e rrënimi të shpresës tashmë është te opozita sepse nuk mundi të akumulonte rreth vetes mundësinë për të dhënë shpresë”, tha ai.

Më tej, Bode shtoi se Basha ka vetëm retorikë. Sipas tij, Basha ka tradhëtuar Partinë Demokratike, duke kujtuar këtu marrëveshjen e 18 Majit.

“Basha ka vetëm retorikë. Retorika është boshe. Liderët vlerësohen për idetë që japin, vendimit që marrin dhe aksionin politik. Zoti Basha ka rritur brengën mes demokratëve për faktin që marrëveshja e 18 Majit ishte një tradhëti e madhe”, u shpreh Bode.

Në mbledhjen e kryesisë u vendos që Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike të mbahet në datat 28-29 Prill.

ME TE LEXUARAT