Mikel Shallari tregon porositësit e vrasjes së Artan Cukut, merr statusin i penduar

Aktualitet

Një vit pas vrasjes së komisarit Artan Cuku, i arrestuari i vetëm për ngjarjen, Mikel Shallari duket se ka nisur të flasë për hëtuesit e ngjarjes.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka konfirmuar se i riu nga Kucova ka marrë statusin e të penduarit pas deklarimeve që ka dhënë në lidhje me vrasjen e ish-zyrtarit të lartë të policisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas burimeve të prokurorisë, hetimet për atentatin janë drejt përfundimit ndërsa vec Shallarit, i cili është i pandehur si autor i vrasjes në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, në kërkim janë shpallur edhe disa persona të tjerë.

Prokuroria ka thënë se i riu nga Kucova Mikel Shallari, është urdhëruar për kryerjen e atentatit nga këta persona të cilët janë larguar jashtë Shqipërisë menjëherë pas ngjarjes.

Pista kryesore e hetimit në lidhje me vrasjen e Komisarit Artan Cuku ka qenë ajo për shkak të detyrës së tij si drejtor policie në Vlorë ku u përplas me disa banda të krimit të organizuar dhe mori kërcënime prej tyre.

Pas arrestimit, Mikel shallari pranoi bashkepunimin me prokurorine e krimeve te renda, por cuditerisht ndryshoi qendrim disa here duke krijuar keshtu dyshimet se ndaj tij po beheshin presione ose kercenime edhe pse prej rreth nje viti tashme, ai ndodhet ne qelite e paraburgimit./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT