Rrahu dhe i theu dy brinjë vajzës 15-muajshe, arrestohet shqiptari në Itali

Bota

Një 48 vjeçar shqiptar, është arrestuar pas dhunës së ushtruar ndaj vajzës së tij 15-muajshe në Firence të Italisë. Pas hetimeve doli që foshnja ka dy brinjë të thyera dhe një dëmtim të veshkës.

U zbulua që fëmija është goditur nga i ati në gjendje të dehur. Alarmi është dhënë nga halla e vajzës, e cila ka thirrur nënën e saj. Kur gruaja hyri në apartament, në Piazza Libertà në Firence, fëmija kishte fytyrën të fryrë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fëmija u dërgua me shpejtësi në spital, duke iu nënshtruar menjëherë kontrolleve shëndetësore.

Babai u dërgua në polici, ku edhe u vendos masa e arrestit.

Sipas hetimeve, burri punëtor në një kompani transporti, pranoi se kishte pasur mosmarrëveshje me gruan e tij një ditë më herët dhe të nesërmen në mëngjes kishte pirë 5-6 gota alkool.

ME TE LEXUARAT