Plagosja në pikën e basteve në Fier, policia jep detaje për ngjarjen

Aktualitet

Policia e Fierit ka dhënë detajet e para lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune, ku mbeti një person i plagosur.

Siç bëhet me dije rreth orës 21:25 në afërsi të Prefekturës është plagosur me armë zjarri A.J, 32 vjeç, banues në Fier.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi i plagosur dhe autori janë konfliktuar në një pikë basti.

I plagosuri është dërguar në spitalin Rajonal Fier ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

ME TE LEXUARAT