Jupp Heynckes në dyshim për aktivizimin e Neuer (FOTO)

Sport

Manuel Neuer po punon fort për të qenë pjesë e Gjermanisë në Botëror.

Ndërkohë që trajneri i Bayern Munchen, Jupp Heynckes, për portierin 32-vjeçar u shpreh: “Duket shumë optimist dhe pozitiv. Por, nuk mund të rrezikojë. Është një dëmtim i ndjeshëm ai që Neuer ka kaluar”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kapiteni i Bayern Munchen duhet të ketë durim. Portieri 32-vjeçar nuk do të jetë pjesë e skuadrës bavareze për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Koln.

Por, trajneri Jupp Heynckes ka mirëpritur rikthimin e Neuer në stërvitje dhe nuk përjashtohet mundësia që “gardiani” gjerman të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen e fundit të sezoni, atë kundër Stuttgart më 12 maj.

“Është e mahnitshme sesi Neuer ka arritur të rikuperohet dhe të vijë në formë të mirë”, tha Heynckes.

Gjithsesi, për të parë sërish Neuer në fushë, duhet të presim. Edhe vetë “gjiganti” bavarez duhet të presë./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT