Messi hyn në histori me golin ndaj Real Madridit

Sport

Lionel Messi nuk di të ndalet së shënuari. "Pleshti" shënoi përsëri për Barcelonën kundër Real Madridit, duke vendosur një rekord të ri sa i përket golave në “El Clasico”.

Messi ka qenë njëri prej njerëzve që ka sjellë “tmerr” për Los Blancos viteve të fundit, sidomos në Barcelonë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Legjenda e Realit, Francisco Gento, kishte shënuar 6 gola në gjithë karrierën e tij, por tani Messi e ka kaluar atë duke shënuar 7 të tillë.

Messi po ashtu pritet që të jetë golashënuesi më i mirë i Barcelonës edhe për këtë sezon pasi deri më tani ka shënuar 33 gola dhe pritet të thelloj rekordin në 4 sfidat e mbetura të La Liga-s./Oranews/

ME TE LEXUARAT