Aktualitet

Ndërronte numrat por jo aparatin, si u lokalizua në Gjermani Arbër Çekaj, për 613 kg kokainë

Biznesmeni i bananeve Arber Çekaj u arrestua pas gjurmimit të telefonit të tij celular. Burime nga policia thanë për News24 se ishin në gjurmim të telefonit të tij, që prej shpalljes së tij në kërkim si i dyshuar për trafikimin e 613 kg kokaine të cilat u gjetën në një trajler në magazinat e Arbri Garden në Maminas.

Burime të Njësisë së Task- Forcës në Policinë e Shtetit thanë se Çekaj e përdorte shpesh celularin e për t’i shpëtuar policisë përdorte numra të ndryshëm, por të njëjtin aparat. Pas metodave special të hetimit të koordinuara mes policisë shqiptare dhe asaj gjermane, nëpërmjet IMEI-t të celularit është bërë lokalizimi i tij. Për të ndihmuar hetuesit gjermanë në arrestimin e 42-vjeçarit, në Gjermani pak javë më parë kishin mbërritur edhe disa hetues të zyrës së Task- Forcës.

Ai u kap në një shtëpi në rrethinat e Duseldorfit në Gjermani më 4 maj. Çekaj kishte lëvizur gjatë kësaj kohe edhe në Holandë ku përdorte mbiemrin e bashkëshortes Jansen. Ndërkohë nga pala shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e Çekajt në Shqipëri.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close