Mirela Kumbaro: Cirku i Tiranës nuk do të lëvizë

Aktualitet

Mirela-Kumbaro5-514x350“Cirku i Tiranës nuk do të lëvizë”. Ka qënë kjo deklarata e Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro sipas së cilës vendimi i përmbarimit po trajtohet nga ana juridike.

“Ka gjithë mbrojtjen dhe mbështetjen e ministrisë së Kulturës, e cila ka kryer veprimet proceduriale për kundërshtimin e veprimit të përmbarimit, është një dosje që e kemi në proces. Nga ana tjetër ne po ndjekim të gjitha hapat në dy aspekte. Si në aspektin juridik, ashtu edhe në përmirësimin e kushteve të cirkut, për të cilin ne  kemi një projekt në ndërtim e sipër”, tha ministrja Kumbaro.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kumbaro theksoi faktin është rënë dakort me pronarin e truallit se cirku do të qëndrojë aty dëri në momentin që të sigurohet një tjetër godinë në mënyrë që aktiviteti I tij të mos ndalohet.

Sipas saj,  cirku do të vazhdojë hapur në funksion të sigurimit të aktivitetit të cirkut i cili nuk do të cënohet në asnjë moment, për këtë keni garancinë time.

Çadra e cirkut ka tashmë  62 vite që ka qenë e vendosur në këtë truall.Në vitin 1995, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ia ka kthyer këtë pronë familjes Petrela në kryeqytet. Këta të fundit në vitin 2007, ia kanë shitur atë deputetit të Partisë Demokratike, Astrit Veliaj, I cili posedon edhe certifikatën e pronësisë.

ME TE LEXUARAT