Revolucioni/ Kovac e do Bayern-in e tij të personalizuar

Sport

Bayern Munchen po kthehet në një kantier ndërtimi. Qëllimi është që të duket më i ri. Trajneri Niko Kovac nuk ka ndërmend të humbë kohë, përkundrazi. Ai kërkon që të ndërtojë një skuadër të fortë, të aftë për të luftuar në tri fronte në sezonin e ardhshëm. Bavarezëve u mungon finalja në Ligën e Kampioneve dhe Kovac ka nisur nga puna që të ndërkohë ekipin cilësor që do bëjë të mundur arritjen e suksesit.

Pritet që nga skuadra të largohet Jerome Boateng, i cili ka qenë protagonist në 6 titujt kampion të fituar radhazi. Mbrojtësi 29 vjeçar ka nevojë për stimujt të rinj. E njëjta gjë edhe për Robert Lewandowski-n. Ai nuk mund të mbahet me një ofertë prej 100 milionë eurosh. Por ka futbollistë të tjerë të cilët po mendojnë të ikin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më se i mundshëm është edhe largimi i Arturo Vidal-it, të cilit kontrata i mbaron në 2019-ën. Me ardhjen e Goretzka-s, hapësira për të do të jetë më e paktë. Zërat janë shtuar për rikthimin tij në Serie A, ku Napoli i Carlo Ancelotti-t e kërkon. Por edhe te Juvja do të dëshironin ta shikonin kilianin me fanellën bardhezi.

Me ardhjen e Kovac, te Bayern tani synojnë që për sezonin e ardhshëm të kenë një ekip më të vogël, por më cilësor se ai si i sezonit që sapo u mbyll.

Për këtë arsye, do të ketë shitje. Edhe Thiago Alcantara nuk po vlerësohet më si më parë, kjo si pasojë e paraqitjeve të tij. Në Barcelonë po mendojnë rikthimin e mesfushorit. Gati i sigurt largimi i Bernat, të cilit i përfundon kontrata në 2019.

Këto largime do t’i japin mundësi bavarezëve të grumbullojnë para e t’i investojnë ato për të tjerë emra. Sipas “L'Equipe”, Kovac vlerëson së tepërmi lojtarin e Lionit, Fekir, dhe pritet që të bëjë një foertë shumë shpejt./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT