Atentat me armë në Vlorë para mesnatës, ekzekutohet biznesmeni Vasil Dervishaj

Aktualitet

Një person ka mbetur i vdekur mbrëmjen e te henes pas disa të shtënave me armë zjarri. Viktima sioas policise, mesohet se është shtetasi Vasil Dervishaj.

Ai njihet si biznesmen qe merret me tregtimin e kafese ne qytetin e Vlores prej shume vitesh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas të dhënave nga qyteti bregdetar rreth orës 23:00 një personi i është bërë atentat në zonën e Skelës në lagjen ‘Pavarësia’.

Autorët kanë përfituar nga errësira dhe janë larguar.

Deklarata e policise:

Më datë 04.06.2018, në lagjen ''Pavarësia'' tek ish-kombinati i peshkut, është vrarë me armë zjarri shtetasi V.D., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe për identifikimin e kapjen e autorit.

ME TE LEXUARAT