Aktualitet

“Në telefon i thashë që duhej të dorëzohej, për 1 orë, kur e pyeta si ndodhi dhe pse, më ka thënë vetëm…”

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda dëshmuan pesë dëshmitarë per ngjarjen e rende ndodhur një vit më parë ku Ndoc Tota vrau në oborrin e banesës në Laç bashkëshorten e djalit të tij, Vera Totën.

Ngjarja tronditëse ndodhi pas rreth një viti zënkash familjare në familjen Tota. Nusja, e cila u bë edhe viktimë e dorës së vjehrrit të saj 76-vjeçar, kërkonte të kishte jetën e saj me bashkëshortin dhe jo të jetonte në një shtëpi me vjehrrin dhe vjehrrën.

“Në datën 3 maj të vitit 2017, rreth orës 5 e gjysmë më mori në telefon Ndoci dhe më tha se duhet të shkoja të shtëpia se kishte një problem. U ngrita, u bëra gati dhe shkova se e kam afër, aty te oborri pashë Marien dhe pak më vonë pashë nusen, ajo nuk reagonte fare, i kemi hedhur sipër një çarçaf. E pyeta Marien se ku është Ndoci, më tha që nuk e dinte dhe se ai kishte dalë që herët.

Pas kësaj, kam njoftuar familjarët, njerëzit e fisit dhe vëllezërit e Ndocit që ishin aty afër. Nuk kaloi shumë edhe ka ardhur Policia, pasi u njoftua për ngjarjen. Pasi kishin kaluar disa minuta, më merr në telefon bashkëshortja ime, e cila më tha se Ndoci kishte shkuar te shtëpia ime.

I kam kërkuar të ma kalonte në telefon dhe Ndocit i kam thënë që të mos lëvizte nga shtëpia dhe se duhej të dorëzohej në Polici. Pavarësisht se në telefon i thashë që duhej të dorëzohej, për rreth një orë, nuk i kam thënë njeriu se ai ishte në shtëpinë time deri në momentin që i plotfuqishmi i zonës më tha se atë po e kërkon Policia dhe duhet ta gjenim. Aty i kam treguar situatën dhe e kemi dorëzuar me vullnetin e tij, e kemi çuar vetë me makinë në Polici. Kur e kam pyetur se si ndodhi dhe pse, më ka thënë vetëm se ‘Kështu ndodhi, gabova!’.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close