Euro 2016

Gjermania fitoi kundër Suedisë, por nga ky gjest duhet të ndihen të turpëruar

Goli i Toni Kros në sekondat e fundit të ndeshjes, bëri që Gjermania të mos turpërohej dhe të skualifikohej nga Botërori që në fazën e grupeve.

Skuadra e Joakim Lëv besoi deri në fund dhe ia doli duke marrë 3 pikë të arta ndaj Suedisë.

Menjëherë pasi mesfushori dërgoi topin në rrjetë, stafet e dy skuadrave u kacafytën me njëra-tjetrën.

Janë anëtarët e stafit teknik të Gjermanisë të cilët shkuan të festonin para syve të homologëve suedezë në një gjest të turpshëm antisportiv.

Si përgjigje, ata u sulmuan nga stafi i Suedisë dhe u desh ndërhyrja e Oliver Bierhof, një truproje të Federatës Gjermane dhe gjyqtarit të katër që situata të qetësohej.

Natyrisht kjo sjellje nuk i shkon aspak për shtat një skuadre si Gjermania dhe duhet të reflektojnë për mos shkaktuar më incidente të tilla.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close