Portieri i Serbisë i përlotur: Si t'j'a shpjegoj mamit se "hëngra" 2 gola nga 2 shqiptarë

Aktualitet

"S’e di sesi t’ia them mamasë sime që kemi humbur. Kjo është humbja ime më e keqe në karrierë dhe nuk munda t’i mbaj lotët..."

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kështu ka deklaruar portieri i Serbisë në një intervistë për B92 ku ndër të tjera shprehet shumë i mërzitur për humbjen e madhe ndaj Zvicrës.

Meraku më i madh i portierit dhe gjithë skuadrës është se të dy golat u shënuan nga vëllezërit Xhaka me origjinë nga Kosova.

"Nëse do të ma tregonin para ndeshjes çfarë ndodhi, nuk do ta kisha besuar. Ne do të përpiqemi që të bëjmë një mrekulli. Është e pamundur që të shpjegohemi.

S’e di sesi t’ia them mamasë sime që kemi humbur. Kjo është përgjegjësi e madhe dhe nuk po kuptoj sesi po ndodhin të tilla gjëra.

Kjo është humbja ime më e keqe në karrierë dhe nuk munda t’i mbaj lotët, pavarësisht se jam njeri që s’më dalin lehtë lotët.

Besimi? Është e vetmja gjë që na ka mbetur. Duhet të bëjmë mrekulli", -tha Stojkoviç.

ME TE LEXUARAT