Miratohet vendimi: Trump ndalon hyrjen e myslimanëve në SHBA

Bota

Gjykata e Lartë mbështeti vendimin ne Trump për ndalimin e hyrjes në SHBA të shtetasve nga vendet me shumicë myslimane.

Kjo gjykatë miratoi vendimin e Trump, i cili ishte në diskutim që nga muaji prill.

Shumë organizata të të drejtave civile, emigrantëve dhe avokatëve myslimanë paraqitën argumente të ndara që kundërshtonin politikat e qeverisë së Trump.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky ndalim i shtetasve nga vendet me shumicë myslimane penalizon më shumë se 150 milionë njerëz për të hyrë në territorin amerikan.

Koalicioni i grupeve opozitare e quajnë këtë masë një diskriminim të hapur fetar, pasi pesë vendet aktuale të përfshira në këtë masë ndalimi kanë kryesisht popullata myslimane.

Ato janë Irani, Libia, Somalia, Siria dhe Jemeni. Çadi hoq nga kjo listë pasi administrata tha se vendi kishte forcuar ndarjen e informacionit.

Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë, e ka paraqitur çështjen si një masë të përkohshme që përfshin sigurinë kombëtare.

ME TE LEXUARAT