Goditet banda italo-shqiptare e trafikut të drogës në Parma
Një bandë shqiptaro-italiano-afrikane, e cila merrej me trafikun e drogës, është goditur nga policia italiane në Parma.
Në kuadër të operacionit të koduar “Tabula” bëhet fjalë për 14 të arrestuar, 4 shqiptarë, një italian dhe 9 nga vendet e Afrikës. Nga hetimet e nisura në vitin 2016, u bë identifikimi i të dyshuarve si dhe 120 personave, të cilët mendohet se janë përdorues droge.
Trafikantët përdornin fjalë të koduara si “vera e kuqe”, “buka e bardhë”, “nutella” etj., për të komunikuar me tyre, ku nëpërmjet këtyre etiketimeve bënin edhe dallimin e drogës.
Në cilësinë e provës materiale 22 kg drogë, prej tyre 17.2 kg hashash, 1 kg marijuanë, 1.2 kg heroinë dhe 2.2 kg kokainë, ku me vlerë tregu shkon në 1.5 milionë euro.
Operacioni i zhvilluar mbrëmjen e së hënës dhe natën duke u gdhirë e marta, u shtri në provincat e Milanos, Modenas, Bergamos, Reggio Emilias dhe Cremona dhe gjatë tij u sekuestruan pasuri të paluajtshme me vlerë prej afro 1 milion euro. Po ashtu trafikantëve iu gjetën dhe sekuestruan rreth 50 mijë euro kesh.