Low mbetet trajner i Gjermanisë

Sport

Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Reinhard Grindel, thotë se trajneri Joachim Low do të vijojë të qëndrojë si trajner i Gjermanisë, edhe pse “pancerat” u eliminuan nga Botërori nga Koreja e Veriut duke u mundur 2-0 në një humbje të turpshme që i shokoi të gjithë.

Grindel ka insistuar që Low është njeriu që të çojë përpara Gjermaninë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

58-vjeçarit iu dorëzua një marrëveshje e re afatgjatë pak para Kupës së Botës dhe duket se do të qëndrojë pavarësisht nga shfaqja e tyre horror këtë verë në Rusi.

“Ne vendosëm në Komitetin Ekzekutiv të DFB përpara Kupës Botërore për të ofruar një zgjatje të kontratës”, tha kreu i futbollit gjerman.

ME TE LEXUARAT