Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Negociatat me BE, reagon ambasada e SHBA

Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu e cilëson një vendim pozitiv vendimin e BE-së për hapjen e negociatave në vitin 2019 me Shqipërinë.

Donald Lu duke komentuar qëndrimin e vendeve të BE-së thotë se Shqipëria ka bërë përparim por se tani duhen përpjekje për përfundimin e reformave. Në këtë drejtim ambasadori i SHBA nxit luftën kundër korrupsionin dhe krimit.

“Përgëzojmë Shqipërinë për vendimin pozitiv në lidhje me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Shqipëria ka bërë përparim domethënës dhe tani nevojitet të rrisë përpjekjet për të përfunduar reformat kyçe. Ne e nxisim Shqipërinë që të rrisë ritmin në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar”, deklaron Lu.

Kujtojmë se edhe kryeministri Edi Rama e komentoi si vendim pozitiv shtyrjen e çeljes së negociatave ndërsa opozita e pa si një dështim të qeverisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.