Negociatat në 2019/ Rama akuza opozitës: Shfaqje brutaliteti për një dështim imagjinar

Politikë

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza në drejtim të opozitës një ditë pasi BE vendosi shtyrjen e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë në qershor 2019.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryeministri uron ndjekësit për një ditë të mbarë dhe thotë se në kohën që KE postonte kartolinë përgëzimi për çeljen e negociatave, esadistët e rinj të Shqipërisë hidhnin gurët e akuzave vulgare kundër qeverisë si fajtore për një dështim imagjinar në Europë. Sipas kryeministrit, sjellja e opozitës është shfaqje brutaliteti për një dështim imagjinar në Europë.

Statusi i plotë:

MIRËMËNGJES

Mbrëmë, në të njëjtat orë që Këshilli Europian postonte këtë kartolinë përgëzimi për të gjithë shqiptarët, pas dakordësisë aspak të lehtë për datën e çeljes së negociatave me Shqipërinë, esadistët e rinj të Shqipërisë hidhnin gurët e akuzave të tyre vulgare kundër qeverisë si fajtore për një dështim imagjinar në Europë! Me lutjen që të mos u’a harroni këto shfaqje të pafundme brutaliteti kundër qëllimit tonë të përbashkët dhe vetë Shqipërisë, ju uroj një ditë të bukur

ME TE LEXUARAT