Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Trajneri i Argjentinës i merr leje Messit për ndërrimet e lojtarëve: Plesht, Plesht

Lionel Messi nuk e drejton Argjentinën vetëm në fushë, por dhe jashtë saj.

Është aluduar shpesh se ai ndikon në formacionin e Argjentinës dhe mbrëmja e djeshme e konfirmoi këtë gjë.

Ndërsa rezultati i ndeshjes Nigeri-Argjentinë ishte 1-1, trajneri Sampaoli është filmuar duke e pyetur Messi-n, nëse duhet të fusë në fushë Agueron.

“Pulga, Pulga, pongo al Kun?” (Plesht, Plesht, a të aktivizoj Kun?), dëgjohet t’i thotë Messi-t, trajneri Sampaoli, që i merr leje kështu yllit të ekipit për të bërë zëvendësimin.

Pas miratimit të Messi-t, Aguero është futur direkt në fushë.

Ka aludime se është pikërisht Messi, pengesa që në fushën e lojës Argjentina nuk aktivizon një tjetër yll, Paolo Dybala, që tek Juventusi shkëlqen, por tek Argjentina trajneri Sampaoli preferon lojtarë anonimë se Mezza dhe Pavon para tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.