E frikësuar për postin, paralajmërimi i fortë i Merkel: Kriza e emigrantëve do të përçajë BE-në

Bota

Angela Merkel ka paralajmëruar se kriza e emigrantëve do të përçajë Bashkimin Europian nëse liderët e kontinentit nuk do të gjejnë një zgjidhje të problemit gjatë bisedimeve  të sotme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kancelarja gjermane merr pjesë në samitin e zhvilluar në Bruksel duke shpresuar në arritjen e një marrëveshjeje mbi masat për ndalimin e ardhjes së emigrantëve, e cila do t’i shpëtonte postin.

“Europa përballet me shumë sfida, por ajo e emigrantëve mund të jetë më e madhe nga sa mendojmë dhe mund të përçajë BE-në,” tha ajo më herët në Bruksel teksa është fotografuar me homologun e saj francez Emmanuel Macron.

Megjithatë përpara samitit, kryeministri i ri i Italisë Giuseppe Conte kërcënoi me bllokim të çdo lidhjeje me Bashkimin Europian nëse anëtarët e saj nuk do të ndihmonin vendin e tij për të përballuar krizën e emigrantëve.

ME TE LEXUARAT