Vrasja në Durrës, autori dënohet vetëm me 3 vjet e 4 muaj burg

Aktualitet

Gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur gjykim të shkurtuar për të pandehurin Kujtim Ekonomi, si autor të vrasjes së Agim Arapit, ngjarje e ndodhur në prill të 2017, raporton “Fax”.

Në këto kushte nga 5 vite dënim që ka vendosur Gjykata e shkallës së parë më herët, Apeli vendosi 3 vjet e 4 muaj heqje lirie për Ekonomin, duke e cilësuar si vrasje nga pakujdesia

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu nuk është pranuar ankimi nga ana e bashkëshortes së viktimës, Vjollca Arapi, e duke mos e konsideruar të ligjshëm ankimin nga ana e saj

Po sipas fashikullit hetimor thika e përdorur në konflikt mes Viktimës dhe autorit, është përdorur nga ana e viktimës dhe e ka poseduar ai dhe jo autori

Ndërsa dy personat e tjerë, Jurgen Kurti dhe Kostandin Ekonomi nuk janë hetuar më në vijim.

Pavarësisht se në fillim kur ngjarja u bë publike janë ndalur të tre si autorë të dyshuar të ngjarjes.

Në interpretimin e saj gjykata e apelit e ka konsideruar veprimin e Kujtim Ekonomit në formën e rrethanave e vetëbesimit të tepruar nga ana e autorit.

Ndërsa deklarimet e Vjollca Arapit, janë konsideruar të pavlefshme ligjërisht pasi janë të ndryshme nga njëri deklarim në tjetrin, duke i hequr në këtë mënyrë dhe të drejtën ligjore për të marrë pjesë në seancën e zhvilluar.

ME TE LEXUARAT