Prangosen dy kambistë në Lezhë, ja arsyeja

Aktualitet

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar në drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, ndaj dy kambistëve, që ushtronin këtë aktivitet, pa licencë, në Shëngjin.

Sipas burimeve zyrtare, mësohet se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për Xh. D., vjeç 41, banues në Lezhë dhe I. Z., vjeç 47, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Shëngjin, u kapën duke ushtruar veprimtari financiare këmbim valutor, të pa pajisur me licencë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një pajisje që shërben për kontrollin e kartmonedhave, si dhe një sasi parash. Neni 170/ç i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT