Bobby Kristina Brown, vajza e Whitney Houston, zgjohet nga koma
Vajza 22-vjeçare e këngëtares së ndjerë Whitney Huston është zgjuar nga koma pas rreth 2 muaj e gjysmë. Lajmin e gëzueshëm e dha babai i Bobby Kristina Brown gjatë një koncerti në Dallas ditën e shtunë.
"Po iu them sot se vogëlushja ime u zgjua nga koma. Ajo është duke më ndjekur mua”, tha Bobby Brown gjatë eventi, sipas videos që u postua në internet nga motra e tij.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Kjo është shenja e parë që vajza 22-vjeçare e Whitney Houston mund të përmirësohet, pasi ajo u gjet pa ndjenja në vaskën e shtëpisë së saj në Gjeorgji, më 31 janar.