Paloka nuk përmbahet para gazetares: 74 kartona që ngrihen kur i ngrihet Ramës

Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ditën e sotme ishte i ftuar në News 24, ku foli për situatën poltike në vend, dhe qendrimin e opozitës.

Paloka akuzoi mazhorancën për manipulim të votimit të fundit në parlament të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar. Sakaq, në lidhje me qëndrim që do të mbajë opozita në vazhdimësi, Paloka u shpreh se do vazhdojë rezistenca, por pa thënë diçka konkrete.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por, gjatë bisedës me gazetaren e News 24, Paloka teksa ka hedhur akuza ndaj Ramës, nuk është përmbajtur, dhe me një fjalor aspak etik u shpreh para gazetares: "Ka 74 kartona në Kuvend që ngrihen sa herë i ngrihet Edi Ramës".

Fjalori aspak etik i deputetit vendosi në siklet edhe gazetaren, e cila përfundoi menjëherë intervistën.

ME TE LEXUARAT