Shpallet në kërkim 21 vjeçari, detyroi të miturin të vidhte

Kliko per me shume info

Një i ri nga Kamza është shpallur në kërkim nga Policia, pas dyshimeve se ka detyruar një 12 vjeçar për të vjedhur në plazhin e Golemit.

Sipas informacioneve, 21 vjeçari me iniciale K.C, ka shtyrë të miturin me iniciale A.I të vidhte një çantë me një shumë parash dhe një celular të një turisti nga Maqedonia. Ky i fundit ka denoncuar vjedhjen e sendeve personale, teksa policia ka arritur të pikaste autorin e mitur.

Kliko per me shume info

12 vjeçari ka treguar se është shtyrë nga banuesi në Kamëz për të kryer aktin e rëndë, ndërkohë që efektivët menjëherë kanë nisur kërkimet për kapjen e 21 vjeçarit.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here