Tabaku revoltohet me qeverinë e Ramës: Kopjacë të këqinj

Politikë

E revoltuar deputetja e PD Jorida Tabaku i cilëson zyrtarët qeverisës “kopjacë të këqinj”. Sipas deputetes, ata kanë kopjuar programin elektoral të Partisë Demokratike.

“Kur PD fliste me program për uljen e taksave dhe tatimeve përpara një viti, qeveria bënte ndarjen e tepsisë, sot pretendon se po ul taksat për biznesin dhe qytetarët. Kur PD flet për programe të qarta se si do të krijohen kushtet për rritjen ekonomike të vendit, qeveria kopjace krenohet me rritjen ekonomike që vjen nga projekti i qeverisë Berisha 2 (TAP dhe hidrocentrali Devollit)”, shkruan Tabaku.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

REAGIMI I PLOTË:

Nuk kam hasur në kopjacë më të këqinj në jetën time si pedagoge apo studente se sa kjo qeveri e cila nga shpejtësia përzier me padije ka kopjuar sa këtu aty programin elektoral të PD. Kur PD fliste me program për uljen e taksave dhe tatimeve përpara një viti, qeveria bënte ndarjen e tepsisë, sot pretendon se po ul taksat për biznesin dhe qytetarët. Kur PD flet për programe të qarta se si do të krijohen kushtet për rritjen ekonomike të vendit, qeveria kopjace krenohet me rritjen ekonomike që vjen nga projekti i qeverisë Berisha 2 (TAP dhe hidrocentrali Devollit).

Kopjacët flasin për rritje të sektorëve ekonomikë ndërkohë që i vetmi sektor që është rritur është ai i oligarkëve pranë tyre. Kosto e jetesës për çdo qytetar është rritur, sipas INSTAT (raporti i fundit) çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike janë rritur me 1.25 pikë përqindje. Ndërkohë që ka gjashtë vjet që çmimet e energjisë, karburantit dhe tarifat e arsimit të lartë rriten ndërsa të ardhurat e qytetarëve pakësohen si pasojë e taksave, te cilat sot jane me te lartat ne rajon.

Mbas gjashte vitesh një gjë ka qënë e sigurtë pëe biznesin, rritja e taksave. Vetëm me paketën fiskale 2018, rritën taksën e pronës 2 deri më 4 herë. Pa folur për tatim fitimin, të ardhurat personale etj. Bizneset vazhdojnë të kenë besueshmëri të ulët për rritjen e ekonomisë ndërsa konsumatorët kanë besim të ulët në ekonomi. Borxhi publik është rritur në 71% prej PPP-ve ndonëse ministri vazhdon të këmbëngulë që PPP nuk paguhen nga paratë e shqiptarëve!

Por kopjacët vazhdojnë të marshojnë në rrugën e tyre të verbër dhe abuzive, duke vjedhur gjithçka munden. Kryeministri Rama dhe kopjacët e tij nuk mund të mohojnë se sot shqiptarët taksohen më shumë, paguajnë më shtrenjtë dhe të vetmit që përfitojnë janë oligarkët e oborrit. Ata që jo rrallë herë pastrojnë paratë që pjesa tjetër e kësaj qeverie përfiton nga biznesi i vetëm që ka njohur rritje nga shtatori 2013, droga!

ME TE LEXUARAT