Ministri gjerman në telashe, i kërkohet dorëheqje pas vetëvrasjes së azilkërkuesit

Bota

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, i njohur për retorikën e tij kundër migrantëve është nën presion për të dhënë dorëheqje, pas vetëvrasjes së një afgani, i cili është dëbuar nga Gjermania.

Partitë opozitare në Gjermani i kanë bërë thirrje Seehofer të japë dorëheqje një ditë pasi autoritetet afgane kanë thënë se migranti 23 vjeçar ka vrarë veten në Kabul më 10 korrik. Vdekja e tij ka ardhur pasi Gjermania ka kthyer 69 azilkërkues në Afganistan më 4 korrik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Migranti është detyruar të kthehet prapë në Afganistan pasi kishte kaluar tetë vjet në Gjermani, sipas zyrtarëve afganë për migrim. Seehofer, politikan me qasje kundër migrantëve, ka mirëpritur dëbimet e azilkërkuesve, duke thënë se 69 afganë janë larguar në ditëlindjen e tij të 69-të.

Saktësisht 69 persona janë dërguar në Afganistan në ditëlindje time të 69-të, nuk ka qenë urdhri im.

Më 11 korrik, politikani gjerman ka thënë se vdekja e afganit, është për keqardhje dhe se ne duhet ta trajtojmë atë rast me respekt.

ME TE LEXUARAT