Aktualitet

Merkel vendos: Nuk ka ndryshim kufinjsh në Ballkan

Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur kundër idesë së Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për ndryshim kufijsh.

Gjatë një të takimi ditën e sotme me kryeministrin e Bosnjës e Hercegovinës, kancelarja Merkel tha se ka tendenca të caktuara në Ballkanin Perëndimor dhe se po flitet për rivendosje të kufijve, gjë e cila, sipas mendimit të saj ‘nuk mund të bëhet’.

‘Ekziston një perspektivë evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Bosnja dhe Hercegovina përpiqet të bashkohet me Bashkimin Evropian, prandaj është dashur që t’i përgjigjet qindra pyetjeve dhe ne kemi inkurajuar qeverinë që të përgjigjet në këto pyetje shtesë,” tha Merkel.

Merkel gjithashtu bëri të ditur se prioritet është anëtarësimi i Bosnje dhe Hercegovinës në NATO.

Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdic gjatë vizitës së tij në Gjermani u takua me kancelaren Angela Merkel dhe pas takimit të tij ai bëri të ditur se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë dhe mbështetje nga shteti i Gjermanisë.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close