Lajmi i fundit

Policia pulikon rezultatet e aksionit “Maskimi” në Vlorë

Policia e shtetit ka publikuar rezultatet eoepracionit “Maskimi” ne Vlore te zhvilluar gjate 48 oreve te fundit. Burimet zyrtare thane se në zbatim të Planit Operacional për kapjen e presonave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të atyre që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, të armëmbajtjes pa leje, apo lëndëve shpërthyese, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet policore të D.V.P. Vlorë, me mbështetjen e Delta Forcë dhe FNSH-së Fier kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar “Maskimi”.

Në kuadër të operacionit u ushtrua kontroll në disa ambiente të dyshimta ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Gjergji Petani, në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, konkretisht në magazinën në katin e parë të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

• Një pistoletë e llojit “Zastava” me një krehër me fishekë, si dhe 161 fishekë të tjerë
• 4 kallëpe tritol, si dhe pesë ndezësa detonatore për tritol
• Një granatë ofensive si dhe 47 fishekë 7.62 mm, mod 56, (të montuara bashkë në formën e eksplozivit)
• Si dhe rreth 2 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

– Gjergji Petani, 51 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “15 Tetori”, Vlorë.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 283 e 278 të Kodit Penal.

loading...
Tags

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close