Lajmi i fundit

Pjesë e grupit kriminal Bajri, arrestohet trajneri i Kombëtares së Femrave

Policia publikoi emrat e 11 te arrestuarve gjate aksionit kunder bandes Bajri, ndersa mes tyre si pjesë e grupit kriminal që vepronte në Shqipëri por dhe në Holandë është dhe Armir Grimaj (ne rreth).

Grimaj aktualisht është trajneri i kombëtares së femrave, ish portieri i Shkodrës dhe ish kandidat për deputet i PD-së në zgjedhjet parlamentare të 2013.

Emrat e te arrestuarve:

Prokurorja deklaroi arrestimin e 11 personave pjesë e ketij grupi kriminal ndërsa dy persona janë shpallur në kërkim.

1. Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;

2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;

3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër dje pasdite (21 shtator 2018);

7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;

8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;

9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;

10.Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;

11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.

Në kërkim u shpallën 2 anëtarë të këtij grupi kriminal, për të cilët Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasit: E.B., 45 vjeç, dhe N.H., 34 vjeç.

loading...
Tags

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close