Me këto metoda mund të hiqni të gërvishturat nga ekrani i celularit

Teknologji

Qofshin nga çelësat e makinës apo të shtëpisë, ose iu ka rënë pa dashje nga duar, celularët tanë janë viktima të gërvishtjeve. Mënyra më e mirë për të rregulluar të gërvishturat, është të ndërroni ekranin tërësisht. Por nëse keni një iPhone për shembull, kjo do t’ju kushtojë mbi 10,000 lekë patjetër. Nëse po kërkoni mënyra për t’i hequr të gërvishturat vetë, ekzistojnë disa mundësi të cilat iu ndihmojnë.

Përpara se t’i provoni, sigurohuni të fikni celularin. Gjithashtu izoloni çdo vend që mund të dëmtohet nga uji. Kini parasysh që këto mënyra janë për gërvishtje të vogla. Asnjë nga metodat nuk mund të rregullojë krisjet e thella, përkundrazi. Mund ta dëmtojnë telefonin tuaj më shumë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pastë dhëmbësh

Pasta e dhëmbëve është provuar efektive për heqjen e të gervishturave të vogla dhe bezdisëse. Mjafton të merrni një pastrues veshësh dhe vendosni pastë te pambuku. Një copë e butë dhe e pastër bën punë gjithashtu. Më pas fërkojeni pambukun ose copën me kujdes te ekrani deri sa të shihni gërvishtjen të zbehet. Pas kësaj, fshijeni ekranin me një copë të lagur për të larguar pastën e dhëmbëve.

Sodë buke

Soda e bukës shërben si një reduktues gërvishtjesh gjithashtu. Por kini kujdes, mund ta dëmtoni celularin me ujë nga kjo metodë. Përzjeni dy lugë sodë buke me një lugë ujë. Vendoseni miksin të zjejë. Përzijeni deri sa të formohet një pastë e trashë. Aplikojeni pastën në një copëz të pastër dhe fërkoni të gërvishturat. Më pas fshijini mbetjet me një tjetër copë të pastër të lagur.

Pudër bebesh

Të shtosh ujë të pudra e bebes krijon një pastë të trashë. Kjo pastë mund të shërbejë si heqës i gërvishtjeve. Ndiqni hapat më lart, vetëm zëvendësoni sodën me pudër. Kujdes sërish mos ta dëmtoni celularin me ujë.

Vaj vegjetal

Për gërvishtje të vogla, vaji vegjetal funksionon si zgjidhje e përkohshme. Një pikë vaj mbi gërvishtjen e rregullon shpejt.

Kremërat për gërvishtje makinash

Këto kremëra funksionojnë mbi ekranet e celularëve njësoj si mbi sipërfaqet e makinave. Mjafton të aplikoni kremin mbi një copë të pastër. Fërkojeni më pas ekranin me këtë copë në lëvizje të lehta rrethore.

ME TE LEXUARAT