Lajmi i fundit

Skandal financiar, Greqia jep mbi 1 milion euro për mediat dhe gazetarët në Shqipëri

Dorëheqja e Ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias pason një sërë skandalesh në shtetin fqinj.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Greqia financon me fonde sekrete portale, media dhe gazetarë në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit, por nuk përjashtohet edhe një skandal financiar.

Akuzat që Ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos i adresoi Kotzias si njeri i George Soros mësohet të kenë ndodhur për shkak të parave, mbi 1 milion euro që financohen në Shqipëri për mediat, gazetarë, zyrtarë të minoritetit apo dhe ndërtime në jug.

Në listë nuk mungojnë as fondacione mediatike dhe kulturore në Tiranë dhe Gjirokastër, por ajo çka thuhet zyrtarisht nëkorridoret e Ministrisë së Jashtme greke, është fakti që për të bërë marrëveshje mes dy vendeve, duhet të paguash mirë portalet shqiptare.

loading...
Tags

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close