Politika

Shkatërrimi i fabrikës së heroinës në Has/ Reagon Sali Berisha

Pas shkatërrimit të fabrikës së heroinës në Has ku u gjetën dhe sekuestruan 100 kilogramë heroinë, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha hedh akuza se fabrika e zbuluar i përket partisë në pushtet dhe heroina e konfiskuar është zhdukur nga nënkomisari i policisë.

Më tej ish-kryeministri hedh dyshime se personat e arrestuar janë thjeshtë kurbanë të partisë për të mbrojtur ata që janë në pushtet.

Postimi i plotë i Berishës:
Fashateret Branogut miliardiere me nje furgon apo kurbanet e narkopushtetareve!
Te dashur miq, ne nje operacion nderkombetar te dekonspiruar nga narkopolicia, ne fshatin Branog u zbulua fabrika me e madhe e heroines se partise, u konfiskuan rreth 100 kg heroine e paster, kurse 160 kg heroine dhe miliona euro thuhet se u moren dhe u zhduken nga narkokomisari i policise.

Ne kete operacion u arrestuan fshataret Mustaf dhe Xhavit Shuti, babe dhe bir, ekstremiste te partise siçiliste dhe nje zjarrfikes ne Shkoder e nje punonjes bashkie ne Kruje.
Por me te drejte mund te shtrohet pyetje nese fshataret Shuti, te cilet deri tani rezulton se kane nje furgon, jane kurbane te partise siçiliste per te maskuar boset e pushtetit apo miliardiere me fabrike heroine. Per fshataret e Branogut por edhe burime te antidroges, ata jane thjeshte roje dhe puntore te fabrikes kurse boset e saj jane deputete dhe pushtetare te larte me prona te medha ne Tirane, Vlore etj.

Narkopolicia si zakonisht mbron pushtetaret bose te narkotrafikut. Suksesi i vertete pra eshte fshehja dhe mbrojtja e kokave te ketij rrjeti narkotrafiku. sb

loading...
Tags

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close