Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Fieri nën kërcënimin e mbetjeve/ Banorët braktisin shtëpitë

Fusha Sheq që ndodhet në hyrje të qytetit të Fierit është kthyer në një kërcënim për banorët.

Hedhja e mbeturinave dhe zgjerimi i territorit të mbetjeve ka bërë që banorët të braktisin shtëpitë.

Ndonëse kjo gjendje mund të konsiderohet tashmë një bombë ekologjike për Fierin, pushteti lokal nuk ka marrë ende asnjë masë për parandalimin e situatës.

Në verë në këtë zonë mbetjet digjen pa kriter, ndërsa gjatë gjithë kohës hidhen të patrajtuara, duke shkaktuar një ndotje të madhe mjedisore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.