Shoqëria e Basteve letër Ramës, Ahmetajt dhe Ruçit, ja çfarë u kërkojnë

Kliko per me shume info

Pas propozimit të kryeministrit Edi Rama për mbylljen e basteve, shoqëria e basteve njoftoi se ditën e sotme në orën 10:00 do të organizonin një protestë kundër këtij vendimi.

Sipas tyre ky vendim i kryeministrit Rama preken edhe kompani të liçensuara dhe dalin në rrugë mijëra njerëz.

Kliko per me shume info

Sot shoqëritë e Basteve Sportive, “TopStart”, “ITSGA” dhe “Lottosport”, i kanë dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Komisionit të Ekonomisë.

Kjo letër është një thirrje për bashkëpunim, për të kapërcyer ngërçin e krijuar nga projektligji që synon mbylljen e menjëhershme të këtij aktiviteti.

Shoqëritë e basteve propozojnë reduktim me 50% të pikave sekondare brenda 2019-ës, zbatimin e distancave prej 100 metrash nga institucionet arsimore dhe fetare, heqjen e reklamave nga mediat, monitorimin direkt nga organet shtetërore, kontribut për ndalimin e personave me varësi, nga pikat e basteve.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here