Prezantohet pr.buxheti për 2019, Ahmetaj paralajmëron rritje pagash

Kliko per me shume info

Ditën e sotme Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj ka prezantuar projektbuxhetin e qeverisë për vitin e ardhshëm dhe theksin e ka vënë tek defiçiti buxhetor.

Ministri ka thnënë se defiçiti do të shkojë në nivelin më të ulët dhe është planifikuar të jetë -1%, ndërsa ka shtuar se qeveria prej 4 vitesh nuk prodhon borxh të ri.

Kliko per me shume info

Më tej Ahmetaj është shprehur se pritet rritje e pagave në shëndetësi dhe arsim.

“Deficiti buxhetor për 2019 është planifikuar të jetë -1 % e PBB. Është niveli më i ulët i deficitit që shkon paralel me interesin e qeverisë për të ulur borxhin publik nga shpatullat e qytetarëve. Për të katërtin vit radhazi buxheti planifikon sufiçit primar, do të thotë që për të katërtin vit rradhaz qeveria rama nuk prodhon borxh të ri, por krijon suficit, i cili shkon në pagesën e borxheve të trashëguar ndër vite. Edhe pse po ulim borxhin publik, do të kemi një investim prej 5% të PBB. Investimet publike do të shkojnë rreth 900 milionë dollarë. Në fund të 2019-ës borxhi do të bjerë në 64.9 %, nga 70 % që e kishim më parë. Të ardhurat buxhetore do të jenë 28.7% e PBB. E kemi trashëguar nën 25% dhe kemi ulur taksat çdo vit. Do të ketë rritje të pagave në shëndetësi, arsim. Edhe nisma e kryeministrit për bonusin e bebeve, nga ku parashikohet që të përfitojnë 30 mijë familje me një fond prej 2 miliardë lekësh”, tha Ahmetaj.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here