Ndoka dhe Çuko në pranga, Ndreu sulmon Xhafajn

Politikë

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu i ftuar në studion e lajmeve në “Fax News”, ka folur në lidhje me arrestimin e dy ish-deputetëve të PS-së, Arben Ndokën dhe Arben Çukos.

Arrestimin e tyre Ndreu e ka quajtur një spektakël të panevojshëm, pasi me aq prova sa janë bërë publike, nuk kishte arsye për arrestimin e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Arben Ndokën e kam mik, e kam shok dhe nuk e mohoj, dhe po ju them se nuk ka as më të voglin implikim për asnjë problematikë. Akuza nuk është shkak për ta bastis tjetrin publikisht. Ky nuk është standarti ynë.

Sjellje skandaloze nga ana e policisë, më bën përshtypje aplikimi i dy standardeve, nëse ka një njeri që nuk është marrë kurrë me këtë problem është Arben Ndoka”, – u shpreh Ndreu.

Më tej gjatë fjalës,deputeti socialist ka thënë se kjo ndodh vetëm në drejtësinë shqiptare dhe se arrestimi i dy ish-deputetëve është absurd.

Kujtojmë këtu se pas arrestimit të tyre, Ndreu doli hapur kundër arrestimit të Ndokës, ndërsa nuk i kurseu fjalët edhe për Xhafajn.

ME TE LEXUARAT