Tirana nën mbikëqyrje në prag të vizitës së Aleksandër Vuçiç

Aktualitet

rama vucNë tre muajt e fundit ka pasur një intensifikim të vizitave të zyrtarëve serb në Shqipëri. Pas vizitës së ministres së Transportit, Zorana Mihajloviç, ministri të Brendshëm Nebojsa Stefanoviç dhe ministrit të Jashtëm Ivica Daçiç në Tirana do të mbërrijë më 27 maj kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Kjo do të jetë vizita e parë e tij në Shqipëri dhe vizita e parë e një kryeministri serb në Tiranë. As Josip Broz Tito gjatë kohës së Jugosllavisë nuk zhvilloi asnjëherë vizitë në Shqipëri. Ndërsa vizita e parë e një kryeministri shqiptar në Beograd u zhvillua pas 68 vitesh (Enver Hoxha 1946), ku Edi Rama u takua me Vuçiçin në kryeqytetin e Serbisë më 10 nëntor të vitit të kaluar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në gjashtë apo shtatë muaj u korrektua ajo që ishte harruar në shekullin e kaluar, jo vetëm për marrëdhëniet Shqipëri-Serbi, por për të gjithë rajonin”, shprehet këshilltari i kryeministrit të Shqipërisë, Shkëlzen Maliqi. Hapi i parë për bashkëpunimin Serbi-Shqipëri u hodh më 5 shkurt në Tiranë, ku u mbajt i pari takim bilateral në nivel ministrash pas 23 vitesh.

Dy kryeministrat do të takohen më 27 maj në Tiranë ku do të diskutojnë për projekte të rëndësishme rajonale. Temat kryesore të bisedës së tyre do të jenë ndërtimi i autostradës Nis-Prishtinë, që do të lidhë Serbinë me portet e Shqipërisë. Gjithashtu do të diskutohet dhe rikonstruktimi i hekurudhës Shqipëri-Kosovë. Edhe pse axhenda e vizitës së Vuçiçit nuk është përcaktuar ende përfundimisht, projektet e infrastrukturës do të jenë çështja kryesore e vizitës. express

ME TE LEXUARAT