Humbja e thellë e Shqipërisë ndaj Skocisë, Artan Hoxha ‘sulmon’ Armando Dukën

Aktualitet

Pas humbjes së thellë që pësoi Shqipëria në fushën e Shkodrës, ndaj Skocisë plot katër me zero, ka reaguar edhe gazetari Artan Hoxha.

Në një postim në ‘Facebook’, Hoxha shkruan se trajneri i Kombëtares Panucci ka faj për atë që ndodhi, por nuk lë pa shigjetuar edhe presidentin e FSHF-së Armando Dukën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ka shkruar se Panuccin e solli Duka për të drejtuar Kombëtaren shqiptare, pasi largoi trajnerin De Biazin.

Postimi i plotë:

Tifozet kuqezi te deshperuar shajne Panucin, por mos harroni, e solli “i pagabueshmi” Duka pasi largoi De Biazin…Dakord, te gjithe fajet i ka Panuci, po ai qe u mendua aq gjate per ta zgjedhur nuk ka hic faj…

ME TE LEXUARAT