Leshi në Berat, zbardhen porositë për strukturat

Politikë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është takuar pasditen e sotme me strukturat e policisë së qarkut të Beratit, pas takimeve në Gjirokastër, ku ishte paraditen e sotme.

Takimi me strukturat u bë me dyer të mbyllura dhe zgjati rreth 3-orë. Ai është shoqëruar me vlerësime dhe këshilla për uniformat blu të qarkut të Beratit, por nuk kanë munguar porositë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime për BË bëjnë me dije se ministri Lleshaj është ndalur fort në guroret që kanë ushtruar prej 20-vjetësh aktivitetin në qarkun e Beratit, duke shkaktuar një ndotje të lartë mjedisore.

Lleshaj u ka kërkuar efektivëve të policisë së Beratit të fokusohen në kontrollet në Guroret e Urës-Vajgurore, duke mos lejuar funksionimin e tyre; në kontrollet në guroret informale në Malin e Tomorrit dhe në kontrollet përgjatë gjithë bregut të lumit Osum, për të mos lejuar askënd që të shkarkojë mbetje e të hedhë plehra në ujërat e tij.

Burimet konfirmojnë se Lleshaj ka kërkuar të luftohet me forcë dhe pa asnjë tolerancë krimi, në të gjitha format e tij. Përveç urdhëresave të dhëna, mësohet se ministri nuk i ka kursyer as falënderimet për punën e mirë të bëra nga strukturat e policisë së qarkut Berat, qark që shënon ulje në rritje nga viti në vit të veprave kriminale.

ME TE LEXUARAT